PAN nuk ka hyrë ende në sallë
Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) nuk kanë hyrë ende në sallën e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka kërkuar nga administrata e Kuvendit që të kontaktoj këtë koalicion.
“Është korrekte t’i presim edhe pesë minuta”, ka thënë Mikullovci.
Deputetët e PAN-it, sipas njoftimeve nga ky grup, janë duke zhvilluar konsultimet e nevojshme para seancës.
Adem Mikullovci drejton seancën konstituive
Mbledhjen Konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet ta drejtojë deputeti më i vjetër me moshë, Adem Mikullovci, i shoqëruar nga deputeti më i ri në moshë.
Deputeti Mikullovci vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtimin e seancës konstituive do ta bëj deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Deputetët hyjnë në sallë, të pranishëm edhe diplomatët ndërkombëtarë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të zënë vendet e tyre në sallën ku do të mbahet mbledhja konstituive.
Në pjesën për mysafirë dhe vëzhgues, janë të pranishëm dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë.
Procedura e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës parashihet që kryetarin e prezanton partia, subjekti politik apo koalicioni që ka fituar zgjedhjet parlamentare. Në këtë rast, kjo nënkupton që kryetarin mund ta propozoj vetëm koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma).
Sipas Kushtetutës: “Kryetari i Kuvendit zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
Kuvendi ka edhe pesë nënkryetarë, tre nga partitë e shumicës dhe dy nga komunitetet jo shumicë.
Facebook Forum