Grupet parlamentare në konsultime para seancës
Para fillimit të seancës konstituive, disa nga grupet parlamentare kanë zhvilluar konsultimet e nevojshme.
Grupet parlamentare, pritet të përfaqësohen me shefat e ri gjatë legjislaturës së gjashtë. Në këto takime, sipas paralajmërimeve, janë rikonfirmuar edhe qëndrimet e tyre në lidhje me pikën më të rëndësishme - zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Propozimin për të parin e Kuvendit , pritet ta japë koalicioni PAN (PDK, AAK dhe NISMA)
Delawie: Ditë e rëndësishme për formimin e Qeverisë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se dita e sotme është e rëndësishme për procesin e formimit të Qeverisë së Kosovës.
Ai thotë se shpreson që partitë politike të bëjnë “veprime pozitive për të ardhmen e Kosovës”.
“Sot është ditë e rëndësishme për procesin e formimit të Qeverisë. Shpresoj të shoh veprime pozitive për të ardhmen e Kosovës nga të gjitha partitë politike”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
Tri pikat e rendit të ditës
Në agjendën zyrtare të publikuar nga Kuvendi i Kosovës për seancën e sotme janë tri pika të rendit të ditës:
- 1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
- 2. Dhënia e betimit të deputetëve,
- 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kush do ta qeverisë Kosovën?
Facebook Forum