Ndërlidhjet

Prishtina synon të jetë befasi në Ligën e Evropës


Prishtina në Ligën e Evropës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Prishtina në Ligën e Evropës

Klubi i futbollit Prishtina, të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës. Prishtina do të ndeshet me Norrkoepingun e Suedisë. Përfaqësuesit e klubit thonë se janë të gatshëm për ndeshjet e këtij rangu.

Arsim Thaçi, trajner i ekipit, shprehet optimist që klubi do të arrij suksese në këtë garë, pavarësisht mungesës së përvojës.

"Ne e kemi marrë vesh me vonesë që Prishtina do të jetë ekip që do të merr pjesë në Ligën e Evropës. Mundësitë për përgatitje maksimale kanë qenë të kufizuara. Ne jemi përgatitur brenda Kosovës edhe normal që kemi provuar ta përfundojmë një cikël stërvitor për t'u përgatitur dhe për ta prezantuar nivelin e futbollit të Kosovës, por edhe normal jemi të gatshëm të tregojmë edhe vlerat në aspektin sportiv dhe të cilësisë”.

“Kështu që në atë aspekt edhe kemi punuar dhe jemi stërvitur dhe të shohim ndeshjen e cila normal për ne është domethënëse edhe historike", tha Thaçi.

Marrë parasysh nivelin e futbollit në arenën ndërkombëtare dhe futbollit në Kosovë, trajneri Thaçi, thotë se nuk mund të parashikohet kualifikimi i Prishtinës për në Ligë të Evropës, por premton angazhimin maksimal të ekipit që e udhëheqë.

"Në këtë drejtim, historike dhe befasia e xhiros së parë në Evropa Ligë kishte me qenë fitorja e ndaj këtij ekipi. Sido që të jetë ne kemi përball një ekip shumë të fortë edhe krejt çka është me rëndësi, do ta prezantojmë futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Thaçi.

Ekipit të Prishtinës, sikurse edhe ekipeve tjera nga Kosova, u mungon përvoja e ndeshjeve ndërkombëtare. Por, kjo përvojë nuk i mungon kapitenit të ekipit, Armend Dallku. Ai beson se do t’i prijë ekipit drejt fitores së parë në Ligën e Evropës.

"Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresojmë që të jemi befasia e këtij edicioni, sepse ne siç e dimë jemi fillestar në këto gara dhe është hera e parë që Prishtina merr pjesë në këto gara".

"Normalisht jemi në disavantazh sepse në mesin tonë të ekipit kemi lojtar që për herë të parë bëjnë gara në ketë lloj kompeticioni”, ka thënë Dallku.

“Çdo gjë është e mundur nëse ekziston dëshira dhe vullneti. Siç e dini për këto gara bëhet fjalë për dy ndeshje, kemi ndeshjen e parë si mysafir, kurse ndeshjen e dyte të kthimit e kemi në Mitrovicë. Kështu që asgjë nuk përfundon me një ndeshje. Duhen dy ndeshje dhe siç e thash, shpresojmë të jemi befasi", tha Dallku.

Ekipet nga Kosova, po marrin pjesë për herë të parë në kualifikimet për ligat evropiane.

Përveç përvojës, infrastruktura në stadiumet e futbollit të Kosovës është bërë pengesë për klubet e futbollit që t’i zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në terren e tyre. Zyrtarët thonë se është duke u punuar për renovimin e dy stadiumeve, që pritet të jenë të gatshme në një te ardhme të shpejt.

Ekspertët e futbollit thonë se lidhur me infrastrukturën ka pasur mungesë të një strategjie afatgjate.

Ndryshe, Kosovës, pranimi në FIFA, i ka hapur rrugën që të marrë pjesë në garat kualifikuese.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG