Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

11:38 11.6.2017

KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.45 përqind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani kanë votuar 150,244 votues prej mbi 1 milion e 872 mijë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet 2017
Zgjedhjet 2017

“Deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 150,244 votues apo 8.45 % e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 8 qershor të vitit 2014, deri përafërsisht në të njëjtën kohë, kanë votuar 168, 616 votues apo 9.46 %”, ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Daka ka thënë se procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

12:01 11.6.2017

Shefi i OSBE-së dhe ambasadori amerikan vizitojnë veriun

OSBE është duke ofruar këshilla dhe mbështetje teknike për procesin zgjedhor, tha shefi i këtij misioni, Jan Braathu, gjatë vizitës së tij në pjesën veriore të Kosovës.
Misioni i OSBE-së ka rreth 200 vëzhgues në katër komunat veriore.

Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Deri më tani, duket se procesi është i qetë”, tha Brathuu gjatë vizitës që i bëri një shkolle ku po zhvillohen votimet.

Kam shpresë se procesi do të vazhdojë kështu gjatë gjithë ditës në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore. Po ashtu, unë shpresoj që procesi i zgjedhjeve të shkojë i qetë në mbarë Kosovën”, shtoi ai.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë vizitës në Mitrovicën Veriore tha se shpreson se votuesit do të mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, duke mos qenë pre e ndërhyrjeve dhe kërcënimeve

12:15 11.6.2017

Qytetarët shprehen optimistë për ndryshime

Radio Evropa e Lirë ka anketuar qytetarët lidhur me pritjet e tyre nga këto zgjedhje.

Qytetarët shprehen optimistë për ndryshime
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

12:55 11.6.2017

PZAP pranon tri ankesa për parregullsi në procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur për Radion Evropa, se kanë marrë edhe ankesat e para për parregullsi të paraqitur në procesin zgjedhor.

Kuti e votimit
Kuti e votimit

Gyltene Sylejmani nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se deri më tani kanë marrë tri ankesa.

“Janë tri ankesat të paraqitura në PZAP. Ankesat janë marrë nga Instituti Demokratik i Kosovës, dhe një prej tyre ka të bëjnë me shkeljen e heshtjes zgjedhore, dhe dy të tjera janë ankesa për parregullsi që i kanë hasur në procesin zgjedhor”, ka theksuar Sylejmani.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG