Ndiqni direkt numërimin zyrtar të votave
Tashmë ka nisur numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këtu mund ta ndiqni numërimin zyrtar të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ: Procesi zgjedhor, i qetë dhe pa incidente të theksuara
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës janë mbyllur me kohë.
Dalja e votuesve në zgjedhje është mbi 750 mijë apo 41.45 për qind, ka thënë ajo në konferencën e radhës për media, duke shtuar se në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ka qenë 42.08.
Procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, përpos disa çështjeve në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë Daka.
LDK: T'i presim rezultatet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka thënë se po presin në qetësi dhe shumë të disponuar rezultatin zgjedhor, i cili, siç ka thënë Mustafa, “pa dyshim se do ta nxjerr fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës".
“Ftojmë të gjithë komisionarët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe ta numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i qytetarëve në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka theksuar Mustafa.
Shënim i redaksisë: Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende asnjë rezultat zyrtar.
Vetëvendosje: Kemi dalë subjekti numër një
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si subjekti më i madh politik në Kosovë, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së kësaj partie politike, Dardan Sejdiu.
Në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve, Sejdiu ka thënë se qytetarët kanë votuar për Vetëvendosjen, dhe ka ftuar për festë në qendër të Prishtinës.
“Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë dhe sipas rezultateve nga terreni, kemi 33 -34 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Sejdiu.
Shënim i redaksisë: Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende asnjë rezultat zyrtar.
Facebook Forum