Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

16:35 11.6.2017

Dalja në zgjedhje: Prin Shtërpca, e fundit Komuna e Dragashit

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16;00 kanë votuar rreth 28 për qind e votueseve.

Komuna e Shtërpcës, në bazë të këtyre të dhënave, prinë më numrin më të madh të votueseve, apo me dalje në zgjedhje deri në 45 për qind. Komuna e Zubin Potokut është e dyta me 43 për qind, pasuar nga Ranilugu, me rreth 39 për qind, kurse komuna e Parteshit, me 38 për qind.

Në Prishtinë, deri në orën 16:00, kanë votuar 33 për qind qytetarëve më të drejtë vote.

Komuna me daljen më të ulët është Dragashi, me 19 për qind.

16:26 11.6.2017

Prokuroria hap raste për keqpërdorime

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka evidentuar disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Prokuroria ka hapur 5 lëndë, kundër 7 personave.

Ilustrim
Ilustrim

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria, rastet kanë të bëjnë me veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se në Prizren një rast është iniciuar ku janë të përfshirë 3 persona, të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale, cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

16:02 11.6.2017

Policia e Kosovës: Dy persona të ndaluar

Sipas vlerësimeve të Policisë se Kosovës, në aspektin e sigurisë situata është e qetë, stabile dhe pa ndonjë incident madhor që mund të ndikojë në procesin zgjedhor.

Ilustrim
Ilustrim

Megjithatë, Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se deri më tani Policia ka pranuar 15 informacione të natyrave të ndryshme dhe janë hapur tri raste.

“Një rast është hapur në rajonin e Vushtrrisë, për cenim të përcaktimit të lirë të votueseve. Mirëpo, pritet që të konfirmohet që ky rast të jetë i hapur apo jo nga prokurori kompetent.”

"Ndërsa kemi dy raste të tjera që janë hapur, dhe kemi persona të ndaluar. Në rajonin e Ferizajit, një person është ndaluar, për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve."

"Dhe rasti i dytë në komunën e Vitisë, një person është ndaluar për keqpërdorim të se drejtës se votës”, ka thënë Kelani.

15:20 11.6.2017

KQZ: Dalja në zgjedhje, mbi 27 për qind

Nga numri prej 1.872.941 i votuesve të regjistruar, të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në votime kanë marrë pjesë afër 500 mijë veta, apo mbi 27 për qind e votuesve.

Votimet në Kosovë
Votimet në Kosovë

Në orën 11, dalja ishte më e ulët sesa 9 për qind. Kjo shifër është ngritur pas mesditës, kur nëpër vendvotime është vërejtur numër i madh i votuesve.

Kjo përqindje është nxjerrë vetëm mbi bazën e vendvotimeve nga të cilët janë dërguar të dhëna, ka njoftuar KQZ në faqen e saj zyrtare.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG