Ndërlidhjet

Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri


Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri

Familja Smajli nga fshati Tunel i Parë në Mitrovicë ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, nga kjo familje është vrarë në Siri.

Familjarët thanë se pak ditë më parë kishin marrë lajmin për vrasjen e tij, për të cilin thuhet se kishte luftuar përkrah grupit militant, Shteti Islamik.

Babai i viktimës, Xhelal Smajli, nuk pranoi të flas para kamerës, duke thënë se tash nuk është koha për të folur.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë konfirmuar se posedojnë informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, me prejardhje nga Mitrovica.

...mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Vëllau i Dushit, Iliri, ka hedhur poshtë pohimet se i vëllai është vrarë në Siri, gjatë luftimeve ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik. Ai tha se Dushi është vrarë gjatë një rrugëtimi për në Siri, por nuk saktësoi rrethanat, që sipas tij kanë çuar deri në vrasjen e të vëllait.

Banorët e lagjes ku ka jetuar Dush Smajli thonë të ketë qenë punëtor. Hysni Ahmeti, bashkëmoshatar i tij, thotë se Dushi nuk ka pasur ndonjë sjellje të pazakonshme.

"Ka qenë djalë shumë i sjellshëm, ka qenë djalë me respekt, nuk ka qenë e keqja e askujt. Ai edhe pse e ka lëshuar mjekrën, është falur për Allahun, ka qenë njeri i sinqertë", thotë Ahmeti.

Familja Smajli jeton në kushte të rënda ekonomike dhe për këtë flet edhe drejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika”, Syzana Hyseni, në të cilën shkollë vijojnë mësimet pjesëtarë e familjes Smajli.

"Është një familje e qetë, asnjëherë as shkolla e as mësimdhënësit nuk kanë pasur problem me ta. Kushtet e ekonomike i kanë jashtëzakonisht të vështira. Edhe ai diali ka qenë i sjellshëme kur ka qenë këtu", tha Hyseni.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Lexoni edhe këtë: Faktorët që çuan të rinjtë në luftën në Siri dhe Irak

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG