Në Prishtinë është mbajtur për të tretën herë me radhë mini-maratona prej 5 kilometrash, me moton “Vrapo edhe Ti”. Mjetet e mbledhura nga shitja e numrave, sipas organizatorëve të kësaj maratone, do t'iu dedikohen fëmijëve të prekur me kancer, konkretisht Repartit të Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.