Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe


Vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Mijëra njerëz protestuan për të dytën natë me radhë në Shkup, kundër marrëveshjes politike që do të siguronte përdorim më të gjerë zyrtar të gjuhës shqipe. Platforma për gjuhën është parakusht për një marrëveshje midis Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për të formuar koalicionin qeverisës në parlament. Protestuesit marshuan drejt ndërtesës së parlamentit, duke kënduar këngë nacionaliste maqedonase dhe duke mbajtur parulla që lexonin “Jo dygjuhësisë”. Kundërshtarët thonë se koalicioni me partitë shqiptare, që do të përfshinte një platformë të tillë, do të rezultonte me federalizimin e Maqedonisë dhe do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG