Ndërlidhjet

Maqedoni: Dy parti opozitare ankohen ndaj rezultateve të zgjedhjeve


Pamje nga votimet e së dielës në Maqedoni
Pamje nga votimet e së dielës në Maqedoni

Partia opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate, i ka sfiduar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 dhjetor, duke u ankuar për 13 parregullësi.

Këto parregullësi ishin paraqitur edhe në ankesën e partisë së re shqiptare në Maqedoni, Besa, e cila ka raportuar për shkelje të dyshuara, që mund ta ndryshojnë rezultatin e votimeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se dy parti opozitare janë ankuar në procesin zgjedhor në 16 vendvotime, duke kërkuar përsëritje të votimeve në këto vende.

Lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, tha se sipas llogaritjeve të tij, secila prej dy partive më të mëdha do të duhej t’i kishte nga 50 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas rezultateve zyrtare, partia WMRO, e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i ka fituar 51 deputetë, ndërsa partia e Zaevit, 49 vende deputetësh.

Dallimi ndërmjet dy partive në vota është shumë i vogël, afro 18 mijë fletëvotime, prej 1.7 milion zgjedhësve të regjistruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG