Ndërlidhjet

Pasaporta e Kosovës e dashur, por pak funksionale


Pasaporta e Kosovës e dashur, por pak funksionale
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Pasaporta e Kosovës e dashur, por pak funksionale

Pasaporta e Kosovës në radhitjen ndërkombëtare të fuqisë së saj, është në vendin e 86-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 41 vende të botës pa viza.

Për këtë temë flasin të rinjtë e anketuar për rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë dhe shumica prej tyre thonë se janë të kufizuar për të lëvizur nëpër vende të ndryshme të botës.

"Duke i pasur parasysh rrethanat, në të cilat jetojmë, mund të them ndoshta nuk e ka vlerën që duhet ta ketë. Unë i takoj një grupi shumë të kufizuar të njerëzve të Kosovës kam pasur fatin të kem vizë dhe më është dhënë mundësia të lëvizi pak më lirshëm. Në përgjithësi, konsideroj se është jashtëzakonisht e limituar mundësia e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës", thotë Yllka.

Xhavid Novolani thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka pasaportë të Kosovës pasi që për të nuk ofron mundësi për të lëvizur lirshëm në vende të Evropës dhe më gjerë.

"Pasaportë të Kosovës nuk kam, kam pasaportë të Bosnjës, sepse mundësia për të lëvizur nëpër shtete perëndimore është me atë pasaportë(të Bosnjës), fatkeqësisht, për shkak se shteti im nuk ma mundëson", thotë ai.

Kurse, Gentrit Gecaj, student, shprehet:

"Po kam pasaportë të Kosovës edhe nuk është që më jep shumë mundësi, por nuk është keq".

Besa Obërtinca thotë se edhe pse ka pasaportë të Kosovës, për viza nuk ka aplikuar në asnjë ambasadë.

"Nuk kam pasur ku të shkoj me të. Në Shqipëri unë shkoj pa pasaportë, edhe askund tjetër. Nuk kam mundësi ekonomike", tregon Besa.

Laurent Ukaj, i cili studion në Fakultetin Ekonomik thotë se atje ku ka pasur mundësi të shkojë me pasaportë të Kosovës, ka shkuar dhe e ka shfrytëzuar atë:

"Po kam pasaportë të Kosovës. E kam të pashfrytëzueshme, nuk kam aplikuar për ndonjë vizë. Procedurat për viza janë shumë të bezdisshme, sidomos pritet të ambasadat".

Kurse, Burim Krasniqi thotë se ndihet krenar që ka pasaportën e Republikë së Kosovës.

"Vetë fjala pasaportë, ka një autorizim ose identitet të shtetit tonë të pavarur. Me atë pasaportë që e kam, ndihem krenar dhe shpresoj që në të ardhmen do të ndihemi edhe më shumë", shprehet Burimi.

Qytetarët e Kosovës, vazhdojnë t’u nënshtrohen procedurave dhe pritjeve të gjata për marrjen e vizave për udhëtim në ndonjërin prej vendeve të BE-së. Ata thonë se pritjet për marrjen e vizave janë shumë të bezdisshme.

Liridoni, një i ri nga nga Prishtina, lidhur me këtë thotë:

"Pritjet janë shumë të lodhshme, sepse po marrin shumë kohë e shumë dokumente kërkohen".

Sa i takon çështjes së liberalizmit të vizave i riu Leart Gashi thotë se nuk është optimist, pasi që, sipas tij, Kosova duhet të bëjë edhe shumë punë për liberalizim.

"S'ka liberalizim në Kosovë. Derisa e kemi territorin e pacaktuar, ende kufijtë nuk i kemi siç duhet, nuk ka liberalizim siç duhet", thotë Learti.

Problemet e Kosovës në njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar e kanë zbehur, thonë ekspertët, edhe fuqinë e dokumentit të saj të udhëtimit.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të presin në Prishtinë ose Shkup për marrjen e vizave për udhëtim në ndonjërin prej vendeve të BE-së.

Së fundi, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e mundësisë për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, duke vënë edhe kushte për liberalizim të vizave. Aktualisht, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, thonë njohës të integrimeve evropiane, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit pa një vizë të vlefshme.

Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, thonë se “qytetarët e Kosovës janë më të izoluarit në Ballkan”.(REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG