Fajoni kërkon përmbushjen e kushteve nga Kosova
Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon,në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, pas votimit në komitetin LIBE, tha se ka marrë mbështetjen për raportin dhe rekomandimet e saj për lëvizjen e lirë për Kosovën, por “nuk ka marrë një mandat për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së për çështjen e vizave për Kosovën”. Tanja Fajon shprehi kënaqësinë që “ka marrë një votë më shumë për raportin e saj por tha se tani varet nga Kosova kur do të përmbushë kriteret e përcaktuara për t’i hapur mundësinë që ta fus në votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.
Facebook Forum