Ndërlidhjet

Efektet e pakos së re fiskale


Ilustrim
Ilustrim

Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sidomos te ndryshimet e normës së tatimit nga 16 në 8 për qind, sipas shifrave zyrtare, vërehet një zvogëlim i të hyrave buxhetore, kurse rritje e të hyrave vërehet në ndryshimin e normave tjera.

Marrë në përgjithësi, sipas tyre, kjo pako ka pasur efekte pozitive, pasi të hyrat tatimore janë rritur, për shkak se qytetarët pas çdo blerjeje po pajisen me kupon fiskal.

Më 1 shtator të vitit 2015 kishte filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, janë përcaktuar dy norma të TVSH-së; normën standarde të TVSH-së, 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së, 8 për qind.

Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar para këtyre ndryshimeve ka qenë 16 për qind për të gjitha produktet.

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thonë se ndryshimi i të hyrave në TVSH për periudhën janar- ­qershor 2016 nga norma tatimore nga 16në 8 për qind,sipas aktiviteteve , është 11.6 milionë euro më e vogël sesa periudha e njëjtë para ndryshimit të normave tatimore.

Valentina Bytyçi- Sefa, zëdhënëse në këtë administratë jep më shumë hollësi:

"Për (periudhën) janar­-qershor 2015, të hyrat kanë qenë 17.5 milionë, ndërsa për 2016 janë 5.9 milionë euro për të njëjtat aktivitete".

"Ndërsa, sa i përket qarkullimit për këto aktivitete, në periudhën e njëjtë të vitit 2016, qarkullimi është rritur për 15,2 milionë euro. Në 6-mujorin e parë të vitit 2015 kanë qenë 390,3 milionë, kurse më 2016 është 405,6 milionë euro”.

Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë, nuk konsiderojnë se ndryshimi i pakos fiskale ka pasur efekte pozitive.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pakoja e re ka sjellë vetë të hyra më shumë për buxhetin, por jo përfitime në sektorë tjerë, madje as ulje të çmimeve të produkteve, ashtu siç është paralajmëruara.

“Ajo që ka krijuar pakoja fiskale, ka krijuar qëndrueshmëri më të fuqishme fiskale për buxhetin e shtetit. Ne e konsiderojmë,tentim pozitiv. Por, efektet pozitive Aleanca i vlerëson vetëm atëherë kur sektori privat të rritet, kur sektorit privat t'i krijohet mundësi për zhvillim dhe mundësi për rritjen e aktiviteteve të tyre dhe eksportit”, vlerëson Shahini.

Ndryshe, përpos aktiviteteve bazuar në planet operative, edhe projekti i grumbullimit të kuponëve fiskalë ka pasur efekte pozitive në rritjen e të hyrave tatimore, thonë zyrtarë të administratës.

Të hyrat tatimore për periudhën janar-korrik 2016 janë 10.8 për qind apo 21.5 milionë euro më shumë se periudhën e njëjtë e vitit të kaluar.

Përpos kësaj,thuhet se edhe “qytetarët kanë përfituar nga rimbursimi i kuponëve fiskalë”.

Sidoqoftë,pakojae re fiskale, që kishte pësuar ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga zyrtarët qeveritarë vazhdimisht ështëvlerësuar se ka pasur efekte pozitive në ekonominë e Kosovës dhe në të bërit biznes.

Me lehtësirat që janë bërë, ata kanë deklaruar se ka pasur investime, të cilat kanë nxitur edhe punësim.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG