Nuk ka të arrestuar për çantat e konfiskuara me koktej molotovi
Deri në këto çaste nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, lidhur më konfiskimin e rreth 50 çantave me koktej molotovi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se “policia është duke punuar në funksion të identifikimit të personave të dyshimtë”
Ngrohtorja e qytetit: Policia nuk bastisi as konfiskoi koktej molotovi në Termokos
Ngrohtorja e qytetit “Termokos” përmes një komunikate për media ka sqaruar se “si pasojë e një gabimi, që është përvjedhur në komunikatën e lëshuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, në të cilën thuhet se në një depo të “Termokosit” janë gjetur 50 çanta me koktej molotovi, nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën”.
“Në fakt, objekti i bastisur nuk është pronë e “Termokos”-it dhe nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë tonë. Për më tepër ky objekt është në distancë rreth 100 metra larg nga “Termokos”, thuhet në komunikatën e Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës.
Dardan Sejdiu iu drejtohet protestuesve
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, iu është drejtuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes për Demarkacion.
Deputetët fillojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë në sallën ku pritet të nis seanca e sotme plenare. Gazetari ynë në vendin e ngjarjes raporton se të parët në sallë janë futur deputetët e opozitës, përkatësisht të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.
Po ashtu, në sallë po futen edhe deputetë të partive në pushtet dhe pakicave, përveç atyre të Listës Serbe.
Facebook Forum