Policia konfiskon pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arritur të gjej rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e përpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.
Situatë normale në kufirin Kosovë - Mali i Zi
Administrata e Policisë së Malit të Zi, i tha Radios Evropa e Lirë se “situata e sigurisë në kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën është e rregullt dhe e qëndrueshme”,
Policia malazeze thotë se bashkëpunimi me policinë kufitare të Kosovës vazhdon normalisht, me shkëmbimin e informacioneve përkatëse.
Fillon protesta e Vetëvendosjes në Prishtinë
Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, një grup i protestuesve tashmë ka arritur në qendër të Prishtinës. Kryesisht po dëgjohen brohoritjet: “Vetëvendosje...”, “Hajnat në burg...” e të ngjashme.
Protesta e Vetëvendosjes po organizohet si pjesë e aktiviteteve politike në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Bashkimi Evropian fton Kuvendin për debat të qetë për Demarkacionin
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
“BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e lëshuar me shkrim.
Facebook Forum