Ndërlidhjet

Tërhiqet ligji për Demarkacion – protestuesit festojnë

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin direkt të ngjarjeve të sotme në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës mori vendimin që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, "për shkak të situatës së krijuar".

Në debatin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, "për shkak të pasigurisë”.

Mbyllja e seancës së Kuvendit të Kosovës u prit me gëzim nga qindra protestues të mbledhur përpara ndërtesës, në kundërshtim të demarkacionit.

Policia e Kosovës ndërkaq, bëri të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisjeje, në lagjen Dardania, të Prishtinës, ka arritur që të gjejë rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, vaj të zi, dhe benzinë të përpunuar.

11:03 1.9.2016

Situatë normale në kufirin Kosovë - Mali i Zi

Administrata e Policisë së Malit të Zi, i tha Radios Evropa e Lirë se “situata e sigurisë në kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën është e rregullt dhe e qëndrueshme”,

Policia malazeze thotë se bashkëpunimi me policinë kufitare të Kosovës vazhdon normalisht, me shkëmbimin e informacioneve përkatëse.

10:56 1.9.2016

Policia konfiskon pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arritur të gjej rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e përpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.

10:51 1.9.2016

Gazetarët ende jashtë ndërtesës së Kuvendit

Gazetari i Radios Evropa e Lirë njofton se Kuvendi i Kosovës nuk ka lejuar ende hyrjen brenda ndërtesës të përfaqësuesve të mediave. Hyrja e tyre është shtyrë deri në ora 11.00

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se deputetët e Aleancës do të votojnë kundër këtij versioni të marrëveshjes për Demarkacionin më Malin e Zi.

“Duke kërkuar edhe nga deputet e partive opozitare dhe atyre në pushtet që të shohin interesin kombëtar dhe mos të lejojnë që të kaloi versioni aktual i marrëveshjes sepse e dëmton interesin territorial të Kosovës”, ka thënë Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Zafir Berisha, për Radion Evropa e Lirë, përsërit qëndrimin e partisë se nuk do të votojnë këtë marrëveshje. Por megjithatë, ai beson se kjo marrëveshje nuk do të miratohet, pasi siç thotë ai” një pjesë e deputetëve të mazhorancës është drejtuar në rrugën e atdheut”

“Grupi parlamentar i Nisma me kohë është deklaruar se version i Demarkacionit nuk kalon, për shkak se është në kundërshtim më faktet historike dhe shkencore. Dhe këtë qëndrim do të mbajmë edhe në seancën e sotme, sepse do të përsërisim faktet dhe argumentet”, tha ai.

10:42 1.9.2016

Simiq: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancë

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i tha Radios Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet për Demarkacionin e kufrit me Malin e Zi.

"Arsyeja e mospranisë sonë është siguria dhe papërgjegjshmëria e partnerëve tanë në koalicion ndaj nesh dhe bashkësisë serbe“, tha Simiq.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG