Ndërlidhjet

Tërhiqet ligji për Demarkacion – protestuesit festojnë

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin direkt të ngjarjeve të sotme në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës mori vendimin që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, "për shkak të situatës së krijuar".

Në debatin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, "për shkak të pasigurisë”.

Mbyllja e seancës së Kuvendit të Kosovës u prit me gëzim nga qindra protestues të mbledhur përpara ndërtesës, në kundërshtim të demarkacionit.

Policia e Kosovës ndërkaq, bëri të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisjeje, në lagjen Dardania, të Prishtinës, ka arritur që të gjejë rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, vaj të zi, dhe benzinë të përpunuar.

10:37 1.9.2016

Masat e sigurisë në kryeqytet janë shtuar në pritje të seancës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe paralajmërimit për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje.

10:29 1.9.2016

Ratifikimi i demarkacionit

Kuvendi i Kosovës pritet që të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, përmes protestave të paralajëmruara të opozitës, veçanërisht Lëvizjes Vetvendosje brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të fillimit të seancës plenare të Kuvendit ku pritet të votohet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Forca të shtuara të policisë vërehen në të gjitha sheshet e Prishtinës. Ndërkaq janë parë njësite të policisë duke u futur edhe brenda ndërtesës së Kuvendit.

Policia e Kosovës e gatshme për "Ditën D"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG