Flasin familjarët e viktimave në Shkup
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në mbrëmjen e të shtunës, shkaktuan edhe lëndimin e dhjetëra qytetarëve të tjerë dhe bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.
Facebook Forum