Homazhe në Prishtinë për viktimat e Orlandos
Homazhe në Prishtinë për viktimat e Orlandos Të mërkurën, tri organizata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, CEL, CSGSD dhe QESh, u mblodhën te ndërtesa e USAID-it në Prishtinë për të bërë homazhe dhe për të shprehur solidarizimin me viktimat e sulmit në klubin e homoseksualëve në Orlando, Florida. Përfaqësues të organizatave thanë se sulmi në Orlando është sulm në personat dhe të drejtat e komunitetit LGBT në gjithë botën. Aktivitete të ngjashme janë mbajtur ditëve të fundit në shumë vende të Evropës, për të kujtuar 49 viktimat e sulmit në Orlando.
Facebook Forum