Momenti i shpalljes së vendimit për Kosovën nga UEFA
Në Kongresin e UEFA-s, që u mbajt sot në Budapest, 28 vende kanë votuar në favor të Kosovës. Anëtarësimi në UEFA u mundëson ekipeve të Kosovës të marrin pjesë në garat evropiane, si dhe i hap rrugën Kosovës të anëtarësohet në Federatën Botërore të Futbollit - FIFA. Kjo e fundit do të mbajë kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.