Protesta në Shkup
Disa qindra qytetarë, në mbështetje të organizatave joqeveritare, për më shumë se pesë orë, kanë protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për amnistimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime të tjera të jashtëligjshme.