Përshkallëzon situata jashtë Kuvendit të Kosovës
Pak para orës 17:00, protestuesit e mbledhur prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosoës kanë hedhur kotej molotovi në drejtim të objektit të këtij institucioni.
Autoritetet e rendit janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Përplasje të dhunshme në qendër të Prishtinës
Në sheshin “Adem Jashari’, protestuesit po vazhdojnë të hedhin kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Këta të fundit, tashmë kanë intervenuar duke hedhur gaz lotsjellës, si dhe po përdorin vrushkuj uji për të shpërndarë protestuesit.
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon drejt sheshit “Adem Jashari”, pranë të cilit gjendet Kuvendi i Kosovës..
Video: Situata e përshkallëzuar
Dështon rrethi i parë për zgjedhjen e presidentit
Nga 81 vota të deputetëve, Hashim Thaçi ka fituar 50 vota, 27 vota kanë qenë të pavlefshme, kurse 4 vota ishin për kundër kandidatin e zotit Thaçi, Rafet Rama.
Në rrethin e dytë, zotit Thaçi i duhen sërish 80 vota, kurse në rrethin e tretë, 61.