Policia zhvendos tendat nga sheshi
Rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka nisur t’i largoj tendat e opozitës nga sheshi “Skëndërbeu”, të cilat tri ditë më parë i kishin vendosur pasuesit e partive opozitare.
Nga sheshi “Skëndërbeu”, gjithashtu rreth 18:00, policia i ka larguar edhe protestuesit.
Dështon edhe rrethi i dytë për zgjedhjen e presidentit
Ka dështuar edhe rrethi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Nga 81 deputetë sa kanë votuar, 64 vota kanë qenë për Hashim Thaçin, 2 për Rafet Ramën dhe 15 të pavlefshme.
Kandidatit i janë dashur 80 vota për të fituar.
Në rrethin e tretë dhe të fundit i duhen 61, përkatësisht më shumë se gjyma e numrit total të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Mustafa konsultohet me deputetët e LDK-së
Para raundit të tretë të votimeve në Kuvend, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, konsultohet me deputetët e partisë së tij.
VV: Policia ndërhyn arbitrarisht në kampin e tendave
Pas heqjes së tendave të opozitës nga Policia e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në opozitë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook: