Ndërlidhjet

Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016
Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016

Blog: Thaçi zgjidhet president i Republikës së Kosovës

Nën tensione politike dhe përplasje të dhunshme në rrugët qendrore të Prishtinës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të premten president Hashim Thaçin, në rrethin e tretë të votimit, me 71 vota për.

19:16 26.2.2016

Fillon rrethi i tretë i votimit për presidentin e Kosovës

Ka filluar rrethi i tretë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në garën ndërmjet liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe anëtarit tjetër të po kësaj partie Rafet Rama. Në dy rrethet e para të votimit, as Thaçi dhe as Rama nuk arritën të sigurojnë 80 votat e nevojshme. Kurse në të tretin, mjaftojnë edhe 61 vota të deputetëve për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

19:12 26.2.2016

VV: Policia ndërhyn arbitrarisht në kampin e tendave

Pas heqjes së tendave të opozitës nga Policia e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në opozitë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook:

18:45 26.2.2016

Kryeministri Mustafa konsultohet me deputetët e LDK-së

Para raundit të tretë të votimeve në Kuvend, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, konsultohet me deputetët e partisë së tij.

Kryeministri Mustafa konsultohet me deputetët e LDK-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:20 0:00

18:36 26.2.2016

Dështon edhe rrethi i dytë për zgjedhjen e presidentit

Ka dështuar edhe rrethi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Nga 81 deputetë sa kanë votuar, 64 vota kanë qenë për Hashim Thaçin, 2 për Rafet Ramën dhe 15 të pavlefshme.

Kandidatit i janë dashur 80 vota për të fituar.

Në rrethin e tretë dhe të fundit i duhen 61, përkatësisht më shumë se gjyma e numrit total të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG