Përshkallëzon situata jashtë Kuvendit të Kosovës
Pak para orës 17:00, protestuesit e mbledhur prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosoës kanë hedhur kotej molotovi në drejtim të objektit të këtij institucioni.
Autoritetet e rendit janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Kuvendi i Kosovës rinis punimet
Me të nisur punimet e Kuvendit të Kosovës, sigurimi i këtij institucioni ia mori gazin lotsjellës nga duart deputetes nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina. Dyshimet janë se zonja Pantina synonte ta aktivizonte gazin lotsjellës për të penguar punimet.
Me zonjën Pantina u larguan edhe deputetët tjerë nga salla, nga radhët e opozitës.
Zhvendosen ligjvënësit e pezulluar
Disa me rezistencë, e të tjerët pa të, sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka arritur të zhvendos ligjvënësit e pezulluar nga punimet e sotme të seancës plenare, për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Sigurimi zhvendos nga salla ligjvënësit e pezulluar
Pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit të Kosovës po përpiqen që të zhvendosin nga salla qendrore e punimeve plenare ligjvënësit e pezulluar nga Kryesia e Kuvendit.
Pamjet tregojnë për tërheqje me forcë të ligjvënësve nga salla e Kuvendit nga forcat e sigurimit.
Kryesia e Kuvendot ka pezulluar gjithsej 11 ligjëvënës nga opozita, nën arsyetimin se kanë penguar punimet e Kuvendit.
Ligjvënësit e pezulluar: Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Mytaher Haskuka, Salih Salihu, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli.