Thaçi lëshon sallën e Kuvendit
Përderisa deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti po e mban fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së dhe kandidati për president të Republikës, Hashim Thaçi, e ka lëshuar sallën e Kuvendit.
Albin Kurti flet para deputetëve
"Kosova ka nevojë për zgjedhje parlamentare dhe Kuvend të ri, e më pas edhe për President të ri e qeverisje të re", ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se nuk u lexua biografia e kandidatëve para qytetarëve të vendit, pasi në të ka shumë të pavërteta.
"Ka shumë paqartësi rreth biografisë së Thaçit, e shumë gjëra të rrejshme në të", ka thënë Kurti.
"Bëhet fjalë për shpifje brenda biografisë së Thaçit", ka thënë Kurti, duke iu referuar anglishtes së Thaçit, e poashtu rreth angazhimit të Thaçit për lëvizjen popullore për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa, duke folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkaura, Kurti ka thënë se kjo superfuqi nuk ka partneritet me vendet e dobëta si Kosova.
Ai ka thënë se populli dëshiron t’i dojë Shtetet e Bashkuara.
“Këta (pushteti) nuk mund të ndërtojnë partneritet e aleancë me SHBA-të, pasi këtu bëhet tifozeri për ta. Unë dua që të kemi edhe partneritet dhe aleancë me SHBA-në”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se gjendja e popullësisë së Kosovës është pasojë e kësaj qeverie dhe qeverive të mëhershme.
“Po të ishte çështja e ushtrisë tender, moti do të ishte kryer kjo punë”, ka thënë Kurti.
Ai sërish u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Thaçin deputet, duke shtuar se do t'i vazhdojnë protestat pë ta kundërshtuar këtë gjë.
Seanca po vazhdon në Kuvend, e Policia e Kosovës po përkujdeset për sigurinë e këtij institucioni!
Protestues kudo
Protestuesit e opozitës kanë zgjedhur minaren e xhamisë që ndodhet përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për ta përcjellë protestën e opozitës...