Ndërlidhjet

Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016
Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016

Blog: Thaçi zgjidhet president i Republikës së Kosovës

Nën tensione politike dhe përplasje të dhunshme në rrugët qendrore të Prishtinës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të premten president Hashim Thaçin, në rrethin e tretë të votimit, me 71 vota për.

13:07 26.2.2016

Video: Përkrahësit e opozitës po vazhdojnë protestën e tyre duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, dhe duke kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit për president.

Protestuesit kundër qeverisë dhe Thaçit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

12:57 26.2.2016

Zafir Berisha: Me veprimet e Thaçit u soll Gjykata Speciale

Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, parti po ashtu në opozitë, ka thënë se Hashim Thaçi, kandidat për president, nuk e meriton të jetë president, sepse gjatë kohës sa ai ka qenë kryeministër "ka lulëzuar korrupsioni dhe krimi i organizuar".

"Gjatë qeverisjes suaj, e keni shkatërruar shëndetësinë, arsimin e keni përdhosur, administratën e keni politizuar", ka thënë Berisha.

"Me veprimet e juaja keni sjellë edhe Gjykatën Speciale, ku po tentohet të barazohet lufta e UÇK-së me barbarizmat e Serbisë", ka shtuar ai.

Sipas tij, bisedimet me Serbinë janë aryseja kryesore përse Thaçi nuk duhet të bëhet president.

12:49 26.2.2016

Kadaj Bujupi pyet Thaçin: Çka i premtove Listës Serbe?

Donika Kadaj Bujupi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se pushteti ka injoruar çdo përpjekje demokratike për të gjetur zgjidhje të krizës politike, duke injoruar opozitën.

Me pasion të madh keni thelluar praninë e Serbisë në Kosovë, ka thënë Kadaj Bujupi, duke iu drejtuar partive të koalicionit qeveritar.

Ajo ka kërkuar nga Hashim Thaçi, kandidat për president, që të të tregojë se "çfarë i ka premtuar" Listës Serbe për të siguruar votat e saj si president.

"Me çfarë i ke shantazhuar deputetët e LDK-së?", ka pyetur po ashtu Kadaj Bujupi.

"Njeriu që sot pretendon të zgjidhet president, qytetarët e Kosovës, më 17 shkurt, i ka quajtur 'njerëz me bisht'", ka thënë ajo.

12:41 26.2.2016

Ymeri në Kuvend: Thaçi u bekua nga Vuçiqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka marrë fjalën në emër të Grupi Parlamentar të këtij subjekti opozitar.

Ymeri ka përsëritur se Hashim Thaçi, kandidat për president, "ka nënshkruar marrëveshje të jashtëligjshme me Serbinë".

Ymeri ka thënë se Lista Serbe, pas konsultimeve me Beogradin zyrtar, ka vendosur t'i japë votën Thaçit me "kushte të reja".

"Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa ia dhënë bekimin kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq", ka thënë Ymeri.

"Thaçi po bëhet president përmes shkeljeve dhe shantazheve", ka shtuar ai.

"Ju deputetë që do të votoni, ta keni parasysh që po bekoni një bekim që vjen nga Serbia", është shprehur Ymeri.

Sipas tij, Thaçi "e ka katandisur Kosovën si mos më keq".

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG