Nis seanca
Ka nisur punimet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kandiadatë janë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama - të dy nga PDK-ja. Të pranishëm në sallë janë 104 deputetë.
Haradinaj thirrje deputetëve të mos e votojnë Thaçin
Disa nga liderët opozitar i janë drejtuar masës së tubuar që po kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, protestuesve u ka bërë thirrje deputeteve që mos të votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës. Sipas tij, Thaçin e “ka shkarkuar populli”, andaj ai nuk mund të jetë president i vendit.
Protestuesit tani janë drejtuar kah sheshi "Adem Jashari", i cili gjendet edhe më afër Kuvendit të Kosovës, për të mundësuar që, siç u tha, "zëri i tyre të dëgjohet" nga ligjvënësit.
Video: Policia ndan mbështetësit dhe kundërshtarët e zgjedhjes së presidentit.
Foto: Aktivistë të opozitës janë barrikaduar përpara Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, dhe janë zotuar se nuk do të zhvendosen që andej, deri në realizimin e kërkesave të tyre, për dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Aktivistët kanë ngritur edhe tenda dhe po qëndrojnë brenda tyre edhe gjatë natës...