Ndërlidhjet

Prishtinë, 19 shkurt 2015
Prishtinë, 19 shkurt 2015

Edhe një ditë me tensione e gaz lotsjellës

Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë plenare, me një rend dite prej 21 pikash. Ligjvënësit nga opozita hodhën gaz lotsjellës brenda sallës qendrore të Kuvendit dhe punimet u zhvilluan pa praninë e tyre.

11:59 19.2.2016

VIDEO - Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Sërish gaz lotsjellës në Kuvend të Kosovës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

12:03 19.2.2016

Aktivistët e opozitës të mbledhur para Kuvendit

Një grup i qytetarëve, shumica prej të cilëve aktivistë të opozitës, qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të përcjellë nga afër zhvillimet në seancën e sotme. Sipas ftesës së partive opozitare, përveç bllokadës së punës së Kuvendit nga ana e deputetëve opozitarë, në rast se Kuvendi provon të zgjedhë presidentin e ri, atëherë protestat do të shtriheshin edhe në rrugë.

Aktivistët e opozitës para Kuvendit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

12:11 19.2.2016

Pezullohen nga seanca nëntë deputetë opozitarë


Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë vendim që të pezullojë nëntë deputetë opozitarë nga punimet e mëtutjeshme të seancës.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, vendimi është mbështetur në Kushtetutë dhe Rregullore të punës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës.

Deputetët e pezulluar për këtë seancë janë: Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli.

12:25 19.2.2016

Gazi i tretë lotsjellës me radhë u hodh në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke nxitur kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të shpallë sërish pauzë.

Në sallë gjendeshin edhe deputetët nga opozita, për të cilët zoti Veseli kishte marrë vendim që të pezulloheshin nga seanca e sotme.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG