Ndërlidhjet

Prishtinë, 19 shkurt 2015
Prishtinë, 19 shkurt 2015

Edhe një ditë me tensione e gaz lotsjellës

Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë plenare, me një rend dite prej 21 pikash. Ligjvënësit nga opozita hodhën gaz lotsjellës brenda sallës qendrore të Kuvendit dhe punimet u zhvilluan pa praninë e tyre.

13:08 19.2.2016

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca e sotme do të vazhdojë punimet në orën 15:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deri më tash ka pezulliar gjithsej 18 ligjvënës nga radhët e opozitës, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, tri herë me radhë.

12:59 19.2.2016

VIDEO - Largimi i deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit

Sigurimi i Kuvendit të Kosovës duke i larguar dhunshëm deputetët e opozitës, të cilët janë pezulluar nga seanca e sotme.

Largimi i deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

12:41 19.2.2016

Pezullim nga seanca edhe për nëntë deputetë të tjerë opozitar

Për shkak të pengimit të punimeve të Kuvendit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë vendim që të pezulloëj nga punimet e seancës edhe nëntë deputetë të tjerë, duke çuar numrin e të larguarve nga seanca në 18 veta.

Deputetët e pezulluar së fundit janë: Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj dhe Shukrije Bytyqi.

12:37 19.2.2016

VIDEO - Gazi lotsjellës nr.3 i hedhur nga deputetët e opozitës, në seancën plenare të së premtes

Gaz lotsjellës për herë të tretë në seancën e Kuvendit të Kosovës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG