Protesta e opozitës në Prishtinë
Në Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.Disa mijëra qytetarë janë mbledhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku po mbahet manifestimi qendror i opozitës, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Protestuesit fillimisht janë tubuar te Biblioteka Kombëtare, prej nga më pas kanë vazhduar për në qendër të Prishtinës.