Ndërlidhjet

AKP-ja bart mjete në buxhet


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 90 milionë euro ka transferuar Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani në Buxhetin e Kosovës, nga Fondet e mirëbesimit të likuidimit të 190 ndërmarrjeve shoqërore.

Për bartjen e këtij fondi, agjencia obligohet në bazë të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në këtë agjenci, tregon për Radion Evropa e Lirë se kur ka vendosur bordi i drejtorëve që t’i transferojë kë to mjete në buxhetin e Kosovës.

“Ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së, deri më tani në Buxhetin e Kosovës janë transferuar 90.2 milionë euro. Kjo shumë është transferuar sipas dy vendimeve të Bordit të Drejtorëve”.

“Vendimi i parë është nxjerr në mbledhjen e mbajtur më 30 dhjetor 2015, kur i janë transferuar Qeverisë 61.3 milionë euro nga Fondet e mirëbesimit të 125 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim dhe vendimi tjetër është marrë në qershor 2012, në bazë të të cilit Qeverisë i janë transferuar 28.9 milionë euro, nga fondet e mirëbesimit të 65 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim”, bën të ditur Kaloshi.

Në Ligjin për AKP-në thuhet se agjencia përcakton dhe deklaron si “Fonde Tepricë” deri në shtatëdhjetë e pesë për qind (75%) të çdo të ardhure që e tejkalon maksimumin e vlerës së përllogaritur, të grumbulluar, të pretendimeve përkatëse të kreditorit dhe interesave të pohuara të pronësisë, dhe menjëherë i transferon ato Fonde Tepricë,si “para publike”, të cilat mund të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike e quajnë vendim pozitiv bartjen e mjeteve të likuidimit në buxhetin e Kosovës.

Përveç kësaj vlere, Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të gjejë mënyra ligjore që në funksion të zhvillimit ekonomik, të përdorë edhe Fondin e ngrirë të mirëbesimit.

“Ndoshta në vitet e ardhshme gjyma e këtyre mjeteve duhet të kthehen në tregun real në Kosovë, për qëllime të ndryshme. Qëllimi i parë do të ishte zhvillimi më i shpejtë, qëllimi i dytë do të ishte, një presion për uljen e normave të interesit në bankat komerciale”.

“Ndërsa, mundësia tjetër për përdorimin e këtyre mjeteve,është që AKP-ja të jetë blerëse e bonove që i blen në emër të Qeverisë Banka Qendrore e Kosovës”, vlerëson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Shuma e mjeteve të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë ka arritur mbi 660 milionë euro, prej të cilave 104 milionë euro u janë transferuar punëtorëve të ndërmarrjeve publike.

Kurse, gjendja bankare e Fondit të mirëbesimit ështërreth 490 milionë euro, thotë Ylli Kaloshi, duke shtuar se ky fond mbahet në mirëbesim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sikur vetëm gjysma e kësaj shume të shfrytëzohej për zhvillim ekonomik, profesor Bektashi konsideron se në Kosovë mund të zvogëlohej edhe shkalla e papunësisë.

“Por, Ligji duhet të amendamentohet (sepse ka disa nene deri diku të paqarta) me qëllim që ato mjete të jenë në shërbim të drejtë të zhvillimit ekonomik të Kosovës, hapjes së vendeve të reja të punës dhe të uljes së normave të interesit. Ato para që janë të ngrira, janë para të qytetarëve të Kosovës, të cilat duhet të përdoren për nevojat dhe interesat e tyre”, thekson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, fondi i grumbulluar nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore, parasheh t’i kompensojëkredituesit potencialë të ndërmarrjeve të shitura.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG