Ndërlidhjet

Opozita fut me forcë peticionin në Kuvend


Opozita fut me forcë peticionin në Kuvend
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Opozita fut me forcë peticionin në Kuvend

Liderët e tri partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, pa lejen e sigurimit, kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka hyrë me forcë bashkë me liderët e tjerë, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos lejohet futja e disa dokumenteve në Kuvend.

“Po teprohet prej pushteti edhe duhet ta kuptojnë edhe ata, që në rast se mendojnë se mund të veprojnë kështu, kuptohet se do të ketë mosdëgjueshmëri edhe ndaj këtyre rregullave. Ne i respektojmë të gjitha rregullat, por edhe rregullat duhet të respektojnë detyrën dhe obligimet e deputetit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se si opozitë janë të vendosur që të vazhdojnë me kundërshtimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Pas futjes në Kuvend, liderët opozitarë para medieve kanë treguar se janë mbledhur mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se peticioni i organizuar nga opozita, është peticioni më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë.

Ai ka deklaruar se peticioni është mjaft i rëndësishëm.

“Këta 200 mijë qytetarë, janë qartazi në kundërshtim me këto vendime të qeverisë. Kjo do të thotë se kjo qeveri, siç po dëshmohet me këtë peticion, është qeveri e cila vendimet e veta nuk i bën në përputhje më interesin dhe vullnetin e qytetarëve por, i bën në përputhje me interesin personal, si dhe interesat e qarqeve të tjera që nuk janë në Kosovë, e as të qytetarëve”.

"Prandaj, kjo është një dëshmi që këto marrëveshje të Brukselit dhe ajo për demarkacionin domosdo duhet të anulohen dhe të tërhiqemi nga to", është shprehur Ymeri.

Ndërkaq, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka sqaruar shkurtimisht se si do të veprohet tash e tutje me nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët.

“Nënshkrimet e tyre [qytetarëve] do të shkojnë atje ku duhet. Ne kemi planifikuar t’i dërgojmë këto peticione në zyrat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, duke nisur nga Brukseli, për të parë se vullneti i qytetarëve të Kosovës është ndryshe. Dhe, gjithashtu, ky numër masiv i nënshkruesve të peticionit, na motivon për të vazhduar kërkesat tona që këto dy marrëveshje të tërhiqen”, ka shpjeguar Limaj.

Të tri partitë në opozitë, kanë ritheksuar se do të vazhdojnë të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, përderisa, siç po pretendojnë ato, kryeministri Isa Mustafa të mos i tërheq nënshkrimet nga Marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Në të kundërtën, opozita i kërkon dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe gjithë Qeverisë së Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG