Ndërlidhjet

VOX: Vështirësitë e studentëve gjatë studimeve


Ilustrim
Ilustrim

Në rubrikën e përjavshmë VOX të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e studentëve se me çfarë vështirësi përballen ata gjatë studimeve.

Problemet e tyre janë të natyrave të ndryshme.

Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:04:37 0:00
Shkarkoje

Njëri nga studentët e anketuar, Shaban Jerliu, i cili studion gjeografi në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, shpreh pakënaqësitë e tij.

“Profesorët orën nuk e mbajnë të plotë. Edhe asistentët kur i organziojnë provimet nuk i marrin parasysh kollokfiumet. Gjithashtu shumica e profesorëve nuk e respektojnë kohën e orës së mësimit, sidomos fillimin dhe fundin e orës nuk e respektojnë fare, pothuajse gjithmonë vonohen dhe dalin më herët, para se ora e mësimit të kryhet si dhe një pjesë të kohës gjatë mësimit, e shfrytëzojnë për të folur në telefon”.

Arbër Hasimja, studion jashtë Kosovës. Ai thotë se pas studimeve do të kthehet në Kosovë për të kontribuar, duke dhënë edhe mendimin e tij rreth asaj se sa do ta ketë të vështirë depërtimin.

“Pse kam vendosur të studioj jashtë Kosovës është se cilësia e edukimit është më e mirë mendoj . Studioj në shkenca kompjuterike në Greqi”.

“Shkollën e mesme e kam kryer në American School of Kosova. Por, gjithsesi do të kthehem në Kosovë, pas studimeve. Mendoj që do të gjejë e punë, dhe do ta dëshmojë veten”.

Ndryshe, përfundimi i studimeve universitare në Kosovë, jo domosdoshmërisht i'u garanton edhe mundësinë e punësimit të rinjve, por vijimi i studimeve dhe përfundimi i tyre në drejtime të ndryshme universitare, bëhet me shpresën se do të punësohen dhe do t’u hapen dyert për zhvillim të mëtutjeshëm, kanë thënë disa student të rinj në Prishtinë.

Ndërkaq, për një tjetër problem si studente flet Mimoza Abazi, e cila ka studiuar filozofi.

“Fatkeqësisht unë për vete kam pasur shumë problem të gjejë literaturë në gjuhën shqipe, ose tituj të përkthyer në gjuhën shqipe. Të njëjtin problem e kanë edhe kolegët, ose ish kolegët të cilët studiojnë në Kosovë”.

E Shpat Blakqorri, student i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, thotë se mundësitë e limituara të studentëve për tu punësuar, janë problem i madh.

“Unë studioj në Tiranë. Pse kam vendosur të shkoj atje është se unë mendoj që mësimiiështë më kualitativ në Tiranë se në Prishtinë . Studioj shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Si student përballem me vështirësinë e punësimit, pasi që nuk kemi përvojë dhe mundësitë i kemi të limituara”.

“Kohën e lirë e kaloj nëpër kafiteri e që për mendimin tim janë humbje kohe. Vështirësia që unë përballem janë kushtet ekonomike pasi që prindërit kujdesen financiarisht për mua, e unë do të doja edhe të punoja edhe të studioja”.

Një tjetër studente e fakultetit të gazetarisë, Valdete Emini, shpjegon se me çka përballet si studente.

“Mendoj që studentët përballen me mungesë të literaturës, mungesë të kuadrove, mungesa të profesorëve në ligjërata, mungesë të funskionimit të rregullt të administratës...”

Derisa Alban Ahmeti, i cili është në vitin e dytë të studimeve në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, thotë se po të punonte dhe të studionte do ta kishte më të lehtë.

“Papunësia është shumë e lartë, dhe rinia është shumë pak e punësuar. Kjo na shkakton problem në studim, pasi që pa të holla, problem edhe studimet”.

Por, ka edhe të tillë që studimet i kanë shumë të lehta dhe pa problem. Luljeta Bala thotë se studion në njërin nga fakultetet private në Prishtinë.

“Studioj në universitetin privat Dardania. Paguaj vitin nga 800 euro. Unë nuk punoj, por kujdeset familja për mua. Nuk kemi asnjë vështrësi pasi që është universitet privat”.

Sidoqoftë, ekspertë të arsimit kanë deklaruar disa herë se cilësia e arsimit mbetet shqetësuese për shoqërinë dhe institucionet në përgjithësi.

Sipas tyre, cilësia e arsimit në Kosovë nuk garanton të ardhme të sigurt për qytetarët, duke shtuar se në institucionet universitare, mësimet bëhen tërësisht në mënyrë teorike dhe asgjë praktike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG