Protesta e veteranëve të UÇK-së
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar të premten përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit e revoltuar kanë rrëzuar rrethojat e kësaj ndërtese dhe kanë thyer gjërat përreth saj. Para objektit të Qeverisë kanë arritur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Protestuesit kanë kërkuar nga komisioni qeveritar përshpejtimin e procesit të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe zbatimin e ligjit për këtë kategori.