Përleshje të dhunshme përfshinë protestat kundër planit për masa të ashpra të kursimeve, para parlamentit grek, i cili miratoi me 229 vota për dhe 64 kundër, masat e ashpra ekonomike, që mundësojnë zbatimin e marrëveshjes prej 86 miliardë dollarësh me vendet e eurozonës. Grupe protestuesish hodhën “koktej molotov” dhe gurë mbi policinë e cila përdori gazin lotsjellës. Mbi 50 protestues janë arrestuar.