Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar rreth orës pesë të mëngjesit në Kumanovë të Maqedonisë, të cilat kanë zgjatur për më shumë se një orë. Ndërsa, mësohet se të shtënat sporadike janë duke vazhduar ende. Jozyrtarisht bëhet e ditur se përleshjet kanë ndodhur ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që ishte strehuar në disa shtëpi në Lagjen e Trimave, të banuar me popullatë shqiptare. Sipas të dhënave të para, ka të plagosur, por ende nuk raportohet për viktima, ndërsa është vërejtur edhe tym nga disa shtëpi.