Shkup: Vazhdon protesta
Mijëra protestues kanë vazhduar protestën para Qeverisë në Shkup të mërkurën. Protesta e së mërkurës është vazhdimësi e protestës të së martës, e cila shpërtheu menjëherë pas publikimit të materialeve të përgjimeve, siç ka theksuar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, se bëhet fjalë për biseda të zyrtarëve të lartë të qeverisë të cilët kanë tentuar të fshehin fakte rreth vrasjes së të riut maqedonas Martin Neshkovski më 5 qershor 2011.