Ndërlidhjet

Shkup: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë


Shkup: Vazhdon protesta
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Shkup: Vazhdon protesta

Disa mijëra protestues në Shkup, pasi u penguan nga kordoni policor të afrohen para ndërtesës së qeverisë, për ku ishte caktuar protesta e së mërkurës, e organizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale, kanë vazhduar për të protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, duke brohoritur “Nikolla largohu”, “Nuk ka drejtësi, "Nuk ka paqe”, “Kujdes nga ata të cilët kujdesen për sigurinë tënde”,“ Vrasës”.

“Ne nuk jemi kriminelë, pse na e kufizoni lirinë e lëvizjes. Do të protestojmë deri sa të jap dohrëheqje i tërë kabineti i kryeministrit, Nikolla Gruevski”, ka deklaruar një protestuese e cila nuk u lejua të afrohet para godinës së Qeverisë së Maqedonisë.

Protesta e së mërkurës është vazhdimësi e protestës të së martës, e cila shpërtheu menjëherë pas publikimit të materialeve të përgjimeve, siç ka theksuar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, se bëhet fjalë për biseda të zyrtarëve të lartë të qeverisë të cilët kanë tentuar të fshehin fakte rreth vrasjes së të riut maqedonas Martin Neshkovski më 5 qershor 2011.

Ndërkaq, aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Naçevska, u është drejtuar kordonit policor, duke u thënë se "forcat policore duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe duhet të jenë në funksion të sigurisë së tyre dhe jo në funksion të mbrojtjes së pushtetarëve"

“Keni të drejtë të refuzoni urdhërat e atyre që ua kanë dhënë për të na ndaluar ne të protestojmë. Ne këtu jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij pushteti i cili i përqesh njerëzit, i gënjen pa mëshirshëm nuk i vjedh vetëm parat e qytetarëve, por edhe të ardhmen e tyre duke ua shkatërruar të ardhmen gjeneratave më të reja”, është shprehur Mirjana Najcevska.

Ndërkaq vëllai i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski tha se do të mblidhen para qeverisë pë të protestuar për çdo ditë derisa të zbardhet në plotësisht rasti Neshkovski.

"U mblodhëm edhe sot, do të mblidhemi edhe nesër për të protestuar, do të mblidhemi gjersa ky pushtet nuk largohet dhe njëkohësisht të zbardhet në tërësi rasti Neshkovski, nuk kërkojmë asgjë më shumë pos përgjegjësisë së komanduesve të vrasjes, nga aferat e përgjimeve kuptuam se në vrasjen e vëllaut tim janë të përshirë më shumë zyrtarë të lartë të Qeverisë”, ka deklaruar Neshkovski, para masës së tubuar para Parlamentit të Maqedonisë.

Protesta kundër Qeverisë janë organizuar edhe në dy qytete të tjera të Maqedonisë, në Manastir dhe Prilep.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG