Ndërlidhjet

Përfundon protesta, zgjidhja javën e ardhshme


Protestat e Shoqatës së Veteranëve të luftës pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Protestat e Shoqatës së Veteranëve të luftës pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Në orët e mbrëmjes pas një mbledhje që ka zgjatur disa orë ndërmjet Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Ministrit në largim Ramë Buja, rektorit Ramadan Zejnullahu dhe përfaqësuesve të veteranëve të luftës së UÇK-së është arritur një marrëveshje për përfundimin e protestës dhe zgjidhjes së problemit.

Ministri në largim i Arsimit, Ramë Buja, i cili foli para protestuesve pas takimit, tha se pas formimit të një komisioni që do të ndodhë javën e ardhshme, problemi i regjistrimit të familjarëve kandidat për të qenë student në Universitetin e Prishtinës, do të zgjidhet.

“Besoj se kemi arritur qëllimin që të realizojmë diçka që është e juaja dhe e imja dhe e jona. Këtë takim që patëm edhe me rektorin dhe me Këshillin Drejtues dhe një pjesë të senatit, nga ministria dhe shoqatat, u dakorduam që ta formojmë një komision për ta zgjidhur problemin. Të gjithë djemë dhe vajza të regjistrohen në UP dhe pastaj të gjitha problemet do të jenë të zgjidhshme”, tha Buja.

Ministri tha se komisioni që do të formohet, do të përbehet nga rektorati, këshilli drejtues, senati, ministria e arsimit kryeministria dhe shoqatat.

“A doni ta zgjidhni problemin, zgjidhja është këtu ju lutem. Qellimi është që brenda javes ky problem të jetë i zgjidhur”, tha ministri ne largim Buja.

Njëri nga drejtuesit e organizatave të dala nga Lufta, Smajl Elezi, tha se ministri Ramë Buja është granatues i zbatimit të marrëveshjes dhe se do të presin një javë që kjo të ndodh.

“Kërkesat tona do të realizohen brenda një jave. Ne i besojmë ministrit dhe ministri është garantues. Ministri është në komision të perbashkët me ne dhe me rektoratin. Unë i ftoj veteranet e luftës të shpërndahen. Nuk ka kuptim që të qendrojmë më para rektoratit. Të gjithë studentet do të pranohen, 1000 student do të pranohen. Komisioni që do të formohet do të bejë kontrollimin e listave”, tha Elezi.

Për me shumë se shtatë orë qindra protestues kanë mbajtur të bllokuar ndërtesën e rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu.

Protesta është organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave të dala nga lufta kanë kërkuar nga zoti Zejnullahu të zbatojë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin parashihej regjistrimi me automatizëm i studentëve të kategorive të dala nga lufta.

Regjistrimi i këtyre studentëve, sipas memorandumit, nënkupton pranimin e tyre në UP, duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta dhe të parapara për pranim.

Forca të madhe të policisë së Kosovës kanë qëndruar brenda dhe jashtë rektoritatit të universitetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG