Ndërlidhjet

FSK në rrugën e transformimit në Forca të Armatosura


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Në përvjetorin e gjashtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, tha se me përmbylljen e procesit të rishikimit të procesit strategjik të sektorit të sigurisë në vend është shtuar nevoja për krijimin e një force moderne të armatosur.

Me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, presidentja Jahjaga theksoi se forca e ardhshme e armatosur e Kosovës, duhet të jetë me kapacitete mbrojtëse që adreson sfidat e sigurisë.

“E ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës, që nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e ri, institucionit kaq të nevojshëm dhe kaq të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët e tij, duke e bërë Kosovën me forcën e vet mbrojtëse, që do të kompletojë konsolidimin e shtetit tonë dhe do të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive të Evropës dhe më gjerë”, tha Jahjaga.

Presidentja tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e ndërtuar mbi themele të fuqishme, që udhëhiqet nga synimi për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e shtetit dhe në harmoni me interesat kombëtare për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

“Në rrugëtimin e saj FSK ka pasur mbështetjen e NATO-s dhe forcës së saj paqeruajtëse në Kosovë, si dhe të Gardës Kombëtare Amerikane, që ju kanë mbikëqyrur dhe përkrahur në kryerjen e të gjitha detyrave”, tha presidentja Jahjaga.

Kurse, kryeministri i në largim i Qeverise së Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se perspektiva euro-atlantike e FSK-së do të jetë prioritet i qeverisë se re.

Ai tha se institucionet të cilat kanë dal nga vota e lirë e qytetarëve të Kosovës, do t’i marrin vendimet e shpejta për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Njëra nder prioritetet e institucioneve që do të funksionalizohen së shenjti është edhe zotimi për t'i kaluar të gjitha procedurat legale dhe juridike që FSK-ja të transformohet sa më shpejt në forca të armatosura të Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Kadri Kastrati tha se arritjet në FSK, janë të prekshme, prandaj sipas tij, e ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë shndërrimi në Forca të Armatosura.

“Unë si komandant Forcës së Sigurisë së Kosovës, me siguri të plotë mund të ritheksoj se Forca e Sigurisë së Kosovë është e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe t’i marr detyrat e reja, mbrojtjen e vendit dhe qytetareve të saj. Kjo është një detyrë shumë fisnike dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj saj”, tha Kastrati.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë e re, profesionale, shumëtnike, lehtë e armatosur.

Misioni aktual i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës, si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG