Ndërlidhjet

Çfarë produktesh konsumojmë?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Në tregun e Kosovës jo rrallë herë konsumatorët mund të hasin në produkte më cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar. Produkte të dyshimta janë paraqitur si ato vendore po ashtu edhe të importuara.

Për mungesën e sigurisë se produkteve organizatat jo qeveritare disa herë kanë paraqitur shqetësimet e tyre, përderisa autoritetet kompetente theksojnë se të gjitha produktet janë të sigurta.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori” thotë se konsumatori i Kosovës është i sigurt në cilësinë dhe sigurinë e ushqimit aq sa është edhe zbatueshmëria e ligjeve në Kosovë.

“Nëse zbatueshmëria e ligjeve nuk arrin deri në 40 për qind atëherë mund të themi se siguri të ushqimit kemi deri në shkallën 40 për qind” , ka shtuar ai.

Kaçaniku ka shprehur shqetësimin se kompanitë të cilat importojnë produkte nga vende të ndryshme të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, nuk janë të interesuar për cilësi dhe siguri por vetëm për përfitime materiale.

“Askush Kosovës nuk mund t’i sjell me dhunë asnjë artikull ushqimor të cilësisë se dobët. Të gjitha këto i importojnë bizneset ose afaristët të cilët me shumë vetëdije dhe më shumë qëllime bëjnë importe të produkteve ushqimore të cilësisë se ulët, të dyshimta dhe të pasigurta, më të vetmin qëllim për të siguruar përfitime personale sa më të larta”, tha Kaçaniku.

Në anën tjetër disa qytetarë thonë se nuk besojnë në cilësinë e produkteve ushqimore. Artan Berisha,profesion ekonomist, ka thënë se asnjëherë nuk furnizohet më produkte të importuara nga vendet e rajonit

“Produktet të cilat vijnë nga Bashkimi Evropian konsideroi se janë të sigurta kurse produktet të cilat i konsumojmë dhe janë në tregun e Kosovës nga rajoni nuk besoi shumë në ato produkte”, është shprehur Berisha.

Në Kosovë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), është autoriteti më i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit.

Kjo agjenci ka prioritet zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se dyshime mund të ketë por që kontrolli i çdo produkti bëhet sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Ne gjatë këtij viti nuk e kemi të konfirmuar ndonjë rast të helmimit masiv nga ushqimet. Kjo dëshmon se kontrolli jonë është shumë efektive dhe nuk po lejojmë që as një produktet i dyshimtë të futet në treg”, thekson Thaçi.

Sidoqoftë, viteve të fundit ka pasur dyshime në produkte të ndryshme, qoftë ato ushqimore apo higjienike.

Kurse si rast i dyshuar aktualisht në treg, është limoni nga Turqia . AVUK – u ka marrë mostrat dhe ka dërguar për analiza, por që deri tashme nuk ka ndonjë rezultat konkret.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG