Papa Françesku po qëndron për vizitë në Shqipëri. Para nisjes së meshës së shenjtë, Papa Françesku, hipur në makinë të hapur, të sjellë nga Vatikani, përshkoi Bulevardin e Tiranës, duke përshëndetur të gjithë adhuruesit që kishin ardhur që në orët e para të mëngjesit për të parë e përshëndetur Papa Françeskun.