Analistët politik kanë tërhequr vërejtjen se Gjykata Kushtetuese i ka njohur të drejtën e propozimit vetëm PDK-së. Por, blloku i koalicionit të gjerë pas zgjedhor pretendon se e ka të drejtën e nominimit, pasi që e ka shumicën parlamentare.
Bazuar në këto paqartësi ligjore e kushtetuese, opinionistët nuk e kanë përjashtuar as mundësinë që seanca e sotme e 18 shtatorit të jetë një reprizë e asaj të 17 korrikut, ku PDK ka të drejtën e kandidimit, por mund të mos i ketë votat për miratim, kurse blloku pas zgjedhor i ka votat por mund të ketë telashe me procedurat kushtetuese.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me të paktën 61 vota të deputetëve.
Me zgjedhjen e tij, përfundon procedura e konstituimit të Kuvendit dhe i hapet rruga formimit të qeverisë së re të Kosovës, e cila po ashtu duhet të siguroj të paktën 61 vota të deputetëve.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e konsideroi si jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut.
Klikoni këtu për të lexuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.