Ndërlidhjet

Live Blog

Menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit në postin e kryetarit të Kuvendit, është ndërprerë seanca deri në momentin kur do të ftohen deputetët të vazhdojnë këtë seancë të filluar që nga 17 korriku.

Përshëndetje nga ekipi i Radios Evropa e Lirë.

Në këtë blog, lexues të nderuar, do të mund të ndiqni të gjitha zhvillimet mbi seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Duke klikuar këtu, mund të lexoni zhvillimet e seancës së 17 korrikut.


Na kontaktoni edhe në Twitter dhe Facebook.

10:21 18.9.2014

Gjatë votimit, në sallë kanë qenë të pranishëm 116 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Procedura e votimit për Arsim Bajramin ka rezultuar me 44 deputetë, kundër 61 dhe 11 abstenime.

Në bazë të këtij votimi, kandidati i PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme për t'u zgjedhur kryetar i Kuvendit

10:18 18.9.2014

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Hajredin Kuçi ka nominuar për postin e kryetarit të Kuvendit, Arsim Bajrami.

10:15 18.9.2014

Nën kryesimin e deputetes më të vjetër, Flora Brovina dhe deputetes më të re, Teuta Rugova, ka filluar vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës me pikën e vetme, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Interesim për të përcjellë këtë seancë ka jo vetëm nga mediat por edhe nga kori diplomatik në Prishtinë.

Në pjesën e vëzhguesve të seancave të Kuvendit janë ulur edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe personalitete tjera ndërkombëtare.

10:00 18.9.2014

Pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e konsideroi si jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit në seancën e 17 korrikut.

Klikoni këtu për të lexuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG