Kontenjerët me ngjyra që gjenden në kryeqytet kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për ndarjen e mbeturinave, që të mund të bëhet riciklimi i tyre. Pritet që së shpejti kontenjerët e tillë të shpërndahen fillimisht nëpër tërë kryeqytetin, për të vazhduar më pastaj nëpër qytete tjera të Kosovës. Në disa foto kemi pasqyruar gjendjen reale të kontenjerëve në disa pjesë të Prishtinës.