Ndërlidhjet

Maqedoni: Kërkohet angazhim për kthim të normalitetit


Protestat në Maqedoni
Protestat në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në prononcimin e parë për trazirat lidhur me gjykimin e të akuzuarvve për rastin “Montra“, tha se mbështet protestat paqësore, por jo edhe ato të dhunshme nga të cilat ashkush nuk ka dobi.

Gruevski tha se pas protestave të dhunshme qëndrojnë individë që punojnë për agjenda të caktuara.

“Më shqetësuese është mbështetja që një numër i caktuar individësh dhe grupe të caktuara, në mënyrë direkte apo indirekte hedhin benzinë në zjarr, për shkak të ndonjë agjende të dikujt apo ndonjë agjendë partiako-politike, ose nuk e di se çfarë, por për çdo rast jo vetëm që kontribuojnë në prishje të klimës në këtë drejtim por qartë dëshmojnë se po zbatojnë ndonjë agjendë e cila nuk është interes as të maqedonasve e as të shqiptarëve”, ka theksuar Gruevski.

Ndërkohë, edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar protestat duke tërhur vërejtjen se dhuna nuk i ndihmon as procesit gjyqësor “Monstra”, as edhe marrëdhënieve ndërentike në shtet.

“Bashkërisht vlerësuam se e drejtë e çdo qytetari është të protestojë, e drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara që këto procese të jenë sa më trasparente dhe sa më të besueshme për publikun, opinionin për të gjithë opinion bërësit. Po ashtu vlerësuam që dhuna nuk e ndihmon procesin, dhuna nuk e ndihmon zhvillimin e më tejmë të procesit nuk ndihmon zgjidhjen institucionale që ky proces të jetë sa më bindës për gjykatën e Apelit, me qëllim që, ky zhvillim të rikthehet në shkallë të pare”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit në Tetovë me ambasadorin e SHBA-së, Poul Uo1llers.

“Gjithashtu njoftova ambasadorin e SHBA-së, se BDI-ja do të kërkojë monitorim nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor, me qasje të plotë në të gjithë procesin dhe procedurën që opinioni të jetë në mënyrën më transparente i njoftuar”, është shprehur Ahmeti.

Por ndryshe mendojnë ekspertët e çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, tnstitucionet duhet të veprojnë urgjentisht për kthimin e normalitetit në vend pasi çdo neglizhencë mund të përkeqësoj situatën edhe ashtu të brishtë në planin ndërentike, vlerësojnë njësit e çështjeve të sigurisë duke komentuar protestat në Shkup, të cilat prej dje u zhvendosën edhe në qytetet tjera të banuara me popullatë shqiptare.

Vlladimir Pivovarov, profesor në fakultetin e sigurisë të Universitetit Fon në Shkup thotë se protestat mund të marrin intensistet më të madh nëse organet shtetërore dhe partitë politike vazhdojnë të sillen

“Të gjitha protestat në një shtet, varësisht nga masoviteti dhe radikalizmi i shprehur mund të përkeqësojnë gjendjen e sigurisë. Të gjithë bën thirrje për protesta të qeta, edhe partitë politike, edhe ndërkombëtarët, por ishim dëshmitar se ato ishin të dhunshme. Është e qartë se dikush tentonte të shkaktoj incidente".

"Sa i përket policisë, mendoj se ajo ishte e butë në krahasim me ngjarje si kjo që ndodhin në shtete perendimore. Nëse ato nuk ndalen, nuk e përjashtojë mundësinë që të marrin instensitet edhe më të madh. Praktika tregon se protestat që kanë nisur në numër të vogël, më vonë kanë marr jehonë më të madhe andaj edhe është vështirë që të jepen parashikime se çka mund të ndodhë“, thotë Pivovarov.

Edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik vlerëson se ngjarjet lidhur me vendimet e shqiptuara me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra“, mund të ndikojnë në aspektet e sigurisë për shkak të brishtësisë së shtetit të Maqedonisë.

Ai thekson se protestat mund të marrin intesitet edhe për shkak të mbështetjes së madhe që po marrin, e në veçanti nga personalitete të ndryshme nga Kosova e Shqipëria.

“Këto protesta mund të lëkundin sigurinë në Maqedoni pasi gjithnjë e më shumë po rritet opinioni në përkrahje të protestuesve dhe ky masivitet imponon nevojën që politika të ulet dhe të bisedoj këtë çështje pasi në të kundërtën gjendja mund të përshakllëzohet“, thotë Ramadani.

I pyetur se sa partitë janë përgjegjëse për situatën e këtillë, Ramadani thotë se pikëtisht ndërhyrja e politikës në proceset gjyqësore ka nxitur reagimin e qytetarëve.

“Kjo vjen si rezultat i një vazhdimësie të punës së këtillë të institucioneve të shtetit sepse ato e dinë se janë fajtorët kryesor për krijimin e një situate të tillë meqë një kohë të gjatë ndërhyjnë në proceset gjyqësore dhe tani lënë përshyptjen sikur janë në nokdaun dhe nuk dinë si të veprojnë“, thotë Ramadani.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të hetojë dhjetëra persona për përfshirje në protetsta e dhunshme ndërsa ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe padi penale dhe kundërvajtëse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG