Ndërlidhjet

Ngecjet në çështjen e të pagjeturve


Autoritetet kosovare nuk janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Serbinë, kur bëhet fjalë për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur, deklaroi kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukur Prenk Gjetaj, në një takim që ka zhvilluar me delegacionin e Grupit të Punues të OKB-së kundër zhdukjes me forcë, i cili është duke qëndruar në Kosovë.

Gjetaj, theksoi po ashtu se fati i personave të zhdukur nga Kosova, mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, dhe se puna e këtij komisioni është duke u bërë në dy drejtime; në identifikimin e vendeve të dyshimta për varre individuale apo masive si në Kosovë po ashtu edhe në territorin e Serbisë.

“Tani është aktuale varreza masive ne Rudnicë të Rashkës që besoj se e keni vizituar. Kemi punuar shumë për të ardhur deri te hapja e asaj varreze sepse nga pala serbe nuk ka ekzistuar një vullnet i mirë për hapjen e asaj varreze, përkundrazi ccdo gjë dhe gjurmë e asaj varreze është maskuar në forma të ndryshme duke u mbushur ajo kënetë dhe duke u ndërtuar një objekt për një kompani shërbyese”, tha Gjetaj.

Gjetaj, duke folur për varrezën masive që është gjetur në Rudnicë të Rashkës tha se ende nuk mund të thuhet me saktës se nga mund të jenë mbetjet e gjetura, mirëpo ekzistojnë dyshimet se ato mbetje mund të jenë nga fshati Rrezallë (komuna e Skenderajt).

“Jemi në pozitë mjaft të vështirë sepse nuk po mund të themi se kush janë ende edhe pse kemi disa orientime se janë të një fshati që ka 36 të zhdukur në fshatin Rrezallë”, tha Gjetaj.

Nga ana tjetër, Arsim Gërxhaliu, drejtori i Departamentit të mjekësisë ligjore të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se punë në pjese e parë të varrezës në Rudnicë pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.

“Së shpejti do të fillojmë me hapjen e vendit në anën tjetër të dyshuar. Terreni në anën tjetër është edhe me i keq sepse një pjesë e dheut të vendosur është mu në maje lartë. Kurse rëniet dheut janë në pjesën e poshtme në drejtim të kënetës. Pritet që ndoshta për 20-30 ditë të zgjas ai largimi i dheut dhe hulumtimi i asaj pjese”, tha Gërxheliu.

Kurse, Haki Kasumi, nga Këshillit Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se edhe kaq vite pas lufte çështja e të zhdukurve nuk është marr ende seriozisht nga asnjë një palë si Kosova ashtu edhe Serbia.

“Palët konsiderojmë se ende nuk janë duke e marr me seriozitetin e duhur ketë punë kaq të dhimbshme dhe të rëndë për njerëzit të cilit tash e 15 vjet presin realizimin e një të drejte elementare njerëzore – informatën se ku ndodhen apo çfarë u ka ndodhur familjareve të tyre të cilët u zhduken dhunshëm”, theksoi Kasumi.

Në nivel të Kosovës, ende mbesin të pagjetur edhe mbi 1,700 veta të zhdukur që nga viti 1999.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG