Policia po përdor gazin lotsjellës për të penguar protestuesit që t'i afrohen urës mbi lumin Ibër. Qytetarët, vazhdimisht po gjuajnë me gurë në përpjekje që të çajnë kordonin e policisë. Të paktën dy veturave, një e Policisë së Kosovës dhe një e Policisë së EULEX-it, u është vënë flaka.