Kanë kaluar 11 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe ende nuk ka përfunduar numërimi i votave.
Zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve thonë se për rezultatet përfundimtare dhe certifikim të tyre duhet të pritet edhe disa ditë.
Njohësit e proceseve zgjedhore, konsiderojnë se numërimi i votave gjithmonë ka marr kohë dhe se vërejtjen për këtë çështjen që janë bërë herëve të kaluar nuk janë marr seriozisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Leon Malazogu nga Instituti Demokraci për Zhvillim thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo vonesë e numërimit të votave dhe dalja e rezultateve përfundimtare duhet të trajtohet si problem.
“Në qendrën e numërimit vërehet se nuk ka një azhuritet të madh. Mendojmë se mund të mobilizohen që më shpejt të shkojë numërimi. Vonesa nuk është aspak e arsyeshme edhe mendoj ne si shtet duhet të gjejmë mënyrën kur rezultatet i përfundojmë me shpejt dhe më saktë".
"Tani them se është me rendësi që kjo punë të përmbyllet sa më mirë që është e mundur dhe sa më saktë. Por, pas zgjedhjeve duhet të mendojmë se si të trajtojmë problemin e shpejtësisë në mënyrë ligjore”, tha Malazogu.
Kurse, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se sa i takon çështjes se numërimit të votave nuk ka vonesa.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thekson se aktualisht janë duke i ndjekur proceduara ligjore dhe pas përfundimit të tyre do të dilet me një rezultat final të saktë dhe që do të jetë i pranueshme nga të gjitha partitë politike.
“Ne duhet t’i përmbahemi proceduarave të cilat janë të parapara më ligj. Ne nuk jemi duke u vonuar, ne kemi dal me rezultate paraprake në natën që kanë përfunduar numërimi. Do të thotë më 9 qershor në orët e hershme në kemi dal me rezultatet preliminare. Ne nuk mund të falim më rezultate përfundimtare pa i përfunduar të gjitha proceduarat”, ka sqaruar Daka për Radion Evropa e Lirë.
KQZ-ja, ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të dal me rezultate përfundimtare, mirëpo, sipas asaj që është thënë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në javën e ardhshme mund të përfundoj numërimit dhe ri numërimit i votave.
Për parregullsitë të cilat janë paraqitur në kuti e votimit, KQZ-ja nuk është fajtore, thotë zonja Daka.
“Nuk është faji jonë që ka kuti të cilat duhet të rinumërohen. Është dashur të numërohen votat me kusht, votat nga jashtë Kosova të gjitha ato vota të cilat tash i di opinioni. Ne nuk jemi duke u vonuar në asnjë moment. Ketë herë procesi ka qenë edhe i rregullt edhe transparent edhe të gjithë kanë pasur qasje. Ata që nuk e kuptoje procesi i kisha lutur që të mos dalin me deklarata”, tha Daka.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Fushë Kosovë, edhe të enjten ka vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.
Zyrtarët e QNR-së ka deklaruar se pas numërimit të këtyre votave do të nisë menjëherë rinumërimin i më shumë se 400 kutive me vota nga ato vendvotimeve ku ka pasur mospërputhje të të dhënave me fletëvotime për kandidatë.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta caktojë një afat kohor se kur do të përfundojë i gjithë procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave, rrjedhimisht as datën se kur do të dilet me rezultatet përfundimtare.